Kodimi është një detyrë e vështirë, një aftësi. Por, kjo “aftësi” ka “nën-aftësitë” e saj. Këto “nën-aftësi” janë shumë të rëndësishme në mënyrë që të zotëroni aftësinë kryesore: kodimin.
Në këtë artikull do të shqyrtojmë 5 aftësi thelbësore, që duhet të ketë çdo kodues, në mënyrë që të bëhet një mjeshtër.
1. Shfletimi në web
Me këtë nënkuptoj aftësinë tuaj për të marrë përgjigjet që ju nevojiten nga Google (ose çdo motor kërkimi që përdorni).
E vërteta është se ne koduesit hasim vazhdimisht sfida/probleme të ndryshme që nuk i kemi parë kurrë më parë. Shumicën e kohës ju as nuk e dini se cili është ai problem ose si ta rregulloni atë. Këtu hyn në lojë Google. Nëse dini të përdorni google, mund të gjeni përgjigjen e pyetjes suaj.
Lexo: 5 mënyra për të rritur fuqinë e trurit të foshnjës tuaj
2. Bëni pyetje
Bërja e pyetjeve është e lehtë apo jo? Epo, nëse thoni po, atëherë ndoshta nuk dini si të bëni pyetje. Duke bërë pyetje, dua të them të bëni pyetje të kuptueshme. Kjo bëhet duke dhënë të gjithë informacionin e nevojshëm, problemin në fjalë dhe cili dëshironi të jetë rezultati përfundimtar. Por pse të bëni pyetje, do të thonit ju? Epo, ndonjëherë edhe google nuk i ka përgjigjet që ne kërkojmë. Në ato raste, mund të bëni pyetje në stackoverflow.com. StackOverflow është një faqe interneti ku koduesit mund të bëjnë pyetje apo të japin përgjigje në lidhje me kodimin!
3. Të punoni në ekip
Kjo është diçka shumë e rëndësishme. Çdo punë do t’ju kërkojë të punoni si ekip. Jo vetëm kaq, por kjo është edhe një aftësi shumë e rëndësishme në jetë. Aftësia për të folur me të tjerët në një mënyrë që ata mund të kuptojnë, ndarja e detyrave, kryerja e pjesës suaj, kontrollimi i të tjerëve, etj. janë të gjitha aftësi që ju nevojiten!
4. Menaxhimi i kohës
Një tjetër aftësi shumë e rëndësishme. Të dini se si ta përdorni kohën tuaj dhe të mos e humbni atë është shumë e rëndësishme për çdo kodues profesionist. Kjo është veçanërisht e dobishme nëse punoni si freelancer, ose në një punë që kërkon që ju të bëni punën tuaj në një periudhë të caktuar kohore. Menaxhimi i kohës është gjithashtu një aftësi tjetër që ju nevojitet në jetë.
5. Durimi
Jo çdo gjë do të funksionojë ose do të shkojë sipas planit. Është e rëndësishme që të mos stresoheni, por të përdorni trurin tuaj në këto momente.