Fëmijët duhet të dinë se ku jetojnë dhe kë të telefonojnë nëse ndahen nga ju. Për fat të mirë, ka disa mënyra zbavitëse për ta bërë këtë informacion të qëndrojë.

Shumica e fëmijëve të vegjël nuk dalin vetëm në publik. Por, ata ende duhet të dinë se ku jetojnë dhe kë të telefonojnë nëse ndahen nga ju (ose një kujdestar tjetër) larg shtëpisë. Nëse e keni të vështirë t’i mësoni fëmijës adresa dhe numra telefoni të rëndësishëm, ndiqni këto katër këshilla nga prindërit.

1. Bazohuni tek duartrokitjet

Thirrni numrin tuaj të telefonit ndërsa duartrokisni ose kërcen në pushime: “0-6-9” (duartrokitje)

“5-5-5” (duartrokitje) “1-2-3-4.” Lëvizja është një mënyrë e shkëlqyer për t’i ndihmuar fëmijët të lidhin atë që po mësojnë. – Melissa Stewart, mësuese e kopshtit në Cornwall, New York

2. Referojuni melodive klasike

Zgjidhni një këngë që fëmija juaj e njeh ose është tërheqëse dhe ndryshoni tekstin. “Oh ku, oh ku jeton Andi? Oh ku, oh ku jeton ajo? Në rrugën Komuna e Parisit, pranë Lulishtes”.

3. Rendit numrat e duhur

Shkruani çdo numër të vecantë të telefonit në një kartë shënimi të veçantë. Përziejini ato dhe bëni që fëmija juaj të përpiqet t’i vendosë në rregull. Kjo i jep fëmijës tuaj diçka për të parë, përveç se ju dëgjon të thoni numrat. – Dominique Pompey, një mësuese kopshti në San Diego

4. Tregojeni atë

Shtypni një tastierë të celularit që duket si e juaja (një telefon lodër funksionon gjithashtu). Lëreni fëmijën tuaj të praktikojë thirrjen e numrit tuaj. Përforconi të mësuarit duke pretenduar se piceria ju pyet ku ta sjellë picën.

Parents