Willian Stixrud and Ned Johnson

Prindërit shpesh bëjnë biseda me fëmijët e tyre që fillojnë mirë, por më pas, diku, disi, gjërat marrin një kthesë të gabuar.

Një fëmijë që ishte gati për diskutim, ose të paktën jo armiqësor, mbyllet plotësisht. Një mosmarrëveshje e vogël kthehet në një luftë të madhe. Çfarë ndodhi?


Si ekspertë të prindërimit dhe autorë të “The Self-Driven Child” ne kemi të kombinuara 65 vjet kërkime dhe përvojë pune me fëmijë. Ne kemi zbuluar se frazat e mëposhtme – të shqiptuara nga prindër me qëllime të mira – nuk funksionojnë në mësimin e vetëdisiplinës:

1. “Nëse nuk punon shumë tani, do të pendohesh për pjesën tjetër të jetës”

Futja e frikës është një nga mënyrat më pak efektive për të ndezur motivimin e brendshëm tek fëmijët. Në fakt, mund të jetë e dëmshme për fëmijët, të cilët sa herë që kujtohen se sa e rëndësishme është që të bëjnë më mirë, bëhen më të stresuar dhe ndonjëherë edhe shmangës.

Një tjetër arsye pse frazat si kjo nuk funksionojnë është se konteksti është përtej të kuptuarit të fëmijëve. Fëmijët nuk janë të aftë të mendojnë përpara siç janë të rriturit. Kjo është ajo që i bën ata fëmijë.

Çfarë bëjnë/thonë prindërit e suksesshëm në vend të kësaj:

  • Nxitini ata: “Nuk ja ke marrë ende dorën mirë, por mund të përmirësohesh në të. Shiko sa larg ke arritur tashmë!”
  • Ndihmojini të shohin anët pozitive: “Po, [të bësh X] është e vështirë. Por nëse vazhdon të praktikohesh, do të kesh më shumë besim se mund të përballesh me sfida të tilla në të ardhmen dhe do të ndihesh shumë mirë.”
  • Mos e bëni gjithçka për shkollën: “E di që

[lënda X]

ka qenë e vështirë, por më pëlqen që po punon shumë në bejsboll dhe kam besim se do të mund të punosh po aq fort në klasë nëse bën të njëjtën përpjekjesh.”

2. “Është detyra ime të të mbaj të sigurtë”

Ndërsa fëmijët rriten dhe arrijnë shkollën e mesme, mbajtja e tyre të sigurtë është një punë që ne nuk mund ta bëjmë në asnjë masë me sukses. Ne nuk jemi me ta gjatë gjithë kohës dhe nuk mund të gjurmojmë çdo lëvizje të tyre.

Kur fëmijët mendojnë se është detyra jonë t’i mbajmë të sigurtë, dhe jo e tyre, ata janë më të prirur të sillen në mënyrë të pamatur, duke menduar se ka gjithmonë një rrjet sigurie kur në të vërtetë nuk ka.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të mos thoni opinionet tuaja; ka raste që duhet të thoni jo dhe të jeni të qartë për rreziqet që ndiheni të shqetësuar për marrjen e tyre.

Çfarë bëjnë/thonë prindërit e suksesshëm në vend të kësaj:

  • Shpjegoni me qetësi shqetësimet tuaja: “Nuk ndihem rehat me këtë, dhe ja pse…”
  • Lërini ata të bëjnë gabime. Lërini fëmijët tuaj të mësojnë një mësim të vështirë vetë, dhe më pas biseda me ta për këtë pas faktit do t’u japë atyre njohuri të shkëlqyera.
  • Flisni për rreziqet e perceptuara së bashku: “Kam disa shqetësime për [X], por gjithashtu imagjinoj se ke një ide tjetër në kokën tënde. A mund të më thuash se si do t’i trajtosh gjërat nëse [X] shkon keq, në mënyrë që të jemi të dy rehat?”

3. “Unë po të ndëshkoj, sepse duhet të mësosh se kjo sjellje është e papranueshme”

Zbatimi i dënimit mund t’ju ndihmojë të ndiheni sikur keni një ndjenjë kontrolli, por hulumtimi tregon se jo vetëm që dëmton marrëdhënien me fëmijën tuaj, por është gjithashtu një mjet joefektiv për ndryshimin e sjelljes.

Nuk frymëzon sjellje pozitive ose nuk i mëson fëmijët se çfarë të bëjnë. Plus, sa më shumë prindërit kërcënojnë, aq më shumë fëmijët gënjejnë dhe fshehin problemet për të cilat mund të kenë nevojë për ndihmë.

Çfarë bëjnë/thonë prindërit e suksesshëm në vend të kësaj:

  • Nëse ata nuk duan të dëgjojnë mendimin tuaj, mos ua impononi atë. Qëllimi është të mësosh, gjë që ndodh vetëm kur ata janë duke dëgjuar. Nëse komunikoni me respekt, ata do të kenë më shumë gjasa të vijnë tek ju në një moment tjetër.
  • Flisni me ta: “Kam nevojë që ta dish që nuk jam në rregull me atë që ke bërë, por me të vërtetë dua të kuptoj se nga vjen kjo”.
  • Diskutoni pasojat paraprakisht dhe sigurohuni që të dy jeni dakord me to. Jini specifik, strategjik dhe i arsyeshëm.

4. “Po kalon shumë kohë në telefonin tënd”

Problemi me këtë deklaratë është se nuk respekton mënyrën se si një fëmijë sillet në botën e tij sociale, një botë që duket shumë më ndryshe nga e jona.

Mediat sociale dhe lojërat janë versione të kalimit të shënimeve dhe vizitave që ishin kaq të rëndësishme në rininë tonë, dhe ne nuk do ta kishim pritur mirë që dikush të sugjeronte që thjesht ta shkurtonim atë pjesë të jetës sonë.

Plus, ne duam t’i ndihmojmë fëmijët të menaxhojnë marrëdhëniet e tyre me teknologjinë, sepse kemi një ndjenjë mjaft të fortë se nuk po shkon askund.

  • Rrisni ndikimin tuaj duke treguar interes për atë që fëmijëve ju intereson. Pyetini për lojërat që luajnë, njerëzit që ndjekin, shfaqjet që shikojnë, librat që lexojnë dhe merrni pjesë me ta, të paktën disa herë. Lufta për pushtet nuk ka fitues afatgjatë.
  • Jepuni atyre një arsye për të hequr telefonat e tyre.
  • Mentoroni më shumë sesa monitoroni.

cnbc