Vetëm 37% e foshnjave në Shqipëri ushqehen ekskluzivisht me gji në 5 muajt e parë të jetës për periudhën 2017-2024 sipas të dhënave të raportit të 2025-s “Ushqyerja për fitim. Si mjediset ushqimore po dështojnë më fëmijët” të publikuar nga UNICEF.

Të dhënat e fundit globale për ushqyerjen e fëmijëve tregojnë se Shqipëria nuk ka bërë përparim (no progress) drejt objektivave të vitit 2030 për ushqyerjen me gji të foshnjave. Edhe për periudhën 2005-2012 niveli i ushqyerjes me gji për foshnjat nën 5 muajsh ka qenë 37% e tyre.

Sakaq Shqipëria rezulton larg mesatares globale dhe të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore. Në rang botëror mesatarja globale e ushqyerjes ekskluzivisht me gji për foshnjat deri 5 muajsh është 48% dhe 35% është niveli mesatar në Europën Lindore dhe në Azinë Qendrore.

Në shtetet ballkanike gjithashtu niveli i ushqyerjes me gji mbetet i ulët, por Shqipëria pozicionohet ndër vendet e para me nivelin më të lartë.

Në Maqedoninë e Veriut për vitet 2017-2024 rezulton se 28% e foshnjave ushqehen me gji. Në Serbi niveli arrin 24% dhe në Malin e Zi 20%.

Në renditjen globale vendet me nivelin më të lartë të ushqyerjes me gji rezultojnë se janë shtetet pazhvilluara, por që sipas të dhënave të raportit evidentohen me rezultate në rrugën e duhur (on track) për të arritur objektivat e ushqyerjes të foshnjave me gji deri në 2030.

Ndërsa në shtet me zhvillim % e ushqyerjes me gji rezulton se vijon të mbetet në nivele të ulëta. Në SHBA për periudhën 2017-2024 niveli i ushqyerjes me gji për foshnjat 5 muajsh ishte 26%, në nivele të njëjta me periudhën e mëparshme 2005-2012.

Në shtetet ballkanike gjithashtu niveli i ushqyerjes me gji mbetet i ulët.

Në Maqedoninë e Veriut për vitet 2017-2024 rezulton se 28% e foshnjave ushqehen me gji. Në Serbi niveli arrin 24% dhe në Malin e Zi 20%.

Gjithashtu duke analizuar më tej të dhënat për ushqyerjen me gji të fëmijëve të grupmoshës nga 12 deri 23 muaj, rezulton se në Shqipëri vetëm 43% e tyre vazhdojnë të ushqehen me gji, më pak sesa mesatarja globale që është 63% dhe ajo e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore 53%.

Më tej raporti jep të dhëna edhe për dietën e shumëllojshme të fëmijëve nga 6 muajsh deri 23 muajsh. Sipas të dhënave në Shqipëri rezulton se 72% e fëmijëve të kësaj grupmoshe, marrin një dietë minimale të pranueshme.

Pozitive është fakti se 89% e foshnjave fillojnë ushqimin me ushqime të ngurta në kohën e duhur dhe 69% konsumojnë mjaltë apo vezë, por diversiteti ushqimor mbetet sfidë.

Monitor