Vaksina e COVID për fëmijët është tashmë e disponueshme.

Askush nuk i pëlqen gjilpërat. Disa i urrejnë. Shumica i pranojnë pasi i shohin si një domosdoshmëri dhe vlerësojnë përfitimet. Në fund të fundit, mjekimi përmes gjilpërave shpëton jetë.


Përveç shqetësimit të zakonshëm që njerëzit kanë rreth gjilpërave, falë lëvizjes kundër vaksinimit dhe mediave sociale, ka një farë skepticizmi rreth vaksinave. Pra, me miratimin e vaksinës Covid-19 për fëmijët 5-12 vjeç, nuk është çudi që prindërit dhe fëmijët të ndihen në ankth për marrjen e vaksinës.

Por, prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të bëjnë gjilpërën. Tani që vaksina kundër COVID për fëmijët është e disponueshme, ja se si prindërit mund t’i përgatisin fëmijët e tyre për të.

1. Adresoni frikën, pasigurinë dhe dyshimin tuaj

Pasiguria dhe dyshimi ushqejnë frikë dhe ankth. Fëmijëve dhe të rriturve u pëlqen kur jeta është e parashikueshme, e ditur dhe e kuptueshme. Ndoshta kjo është arsyeja pse të gjithë luftojnë për të kuptuar efektet e vaksinës dhe parandaluar sëmundjen.

Fëmijët shpesh vdisnin nga sëmundje si lija, rubeola dhe shytat para moshës 5 vjeçare. Këto sëmundje vranë fëmijë. Imunizimet dhe medikamente që ndërtojnë përgjigjen imune të trupit shpëtuan jetë.

Ajo që ne dimë pas 7 miliardë vaksinash të shpërndara në mbarë botën, është se vaksinat kundër COVID-19 janë shumë të sigurta dhe efektive në parandalimin e vdekjes dhe sëmundjeve të rënda edhe nga varianti Delta i Covid-19. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për vaksinën kundër Covid për fëmijët.

Ato i japin trupit një shans për të luftuar. Pra, sigurohuni se po bëni gjënë e duhur për të mbrojtur fëmijën tuaj. Merrni informacion nga burime të besueshme dhe kompetente. Kontrolloni faqen e internetit të CDC. Mos kërkoni informacion mjekësor në mediat sociale.

2. Plotësoni nevojën e fëmijës tuaj për të kuptuar

Dija është fuqi! Kur kupton se çfarë po ndodh, mund të përballosh shumë gjëra të pakëndshme, por të nevojshme. Pra, bisedoni me fëmijët tuaj, me qetësi dhe besim, sepse tashmë e keni adresuar dyshimin dhe pasigurinë tuaj, duhet të ndjeni dhe të komunikoni besim të qetë.

Lexo: Unë nuk u bërtas fëmijëve të mi për të njëjtën arsye që nuk u bërtas fëmijëve tuaj

Tregoju se çfarë do të ndodhë dhe kur. Jepu informacion për procesin, vendin dhe detajet e asaj që do të shohin, dëgjojnë dhe ndjejnë (përvojat shqisore). Bëhuni sa më të gjallë dhe të detajuar të mundeni.

Mund të jetë një narrativë e përvojës. Një histori që i ndihmon të dinë se çfarë i pret. Përgjigjiuni pyetjeve të tyre sa më sinqerisht dhe plotësisht të mundeni.

  • A do të duhet të mbajnë maskë? Po.
  • A do të duhet të presin në radhë? Me shumë mundësi, po.
  • A do të dhembë? Vetëm për një moment.
  • Si do të jetë më pas? Krahu juaj mund të ndihet i mpirë dhe mund të ndiheni sikur jeni ftohur, ose jo. Por ka medikamente që mund të ndihmojnë dhe ju do të kujdeseni për ta.

Planifikoni diçka pas vaksinës. Merrni një akullore ose çokollatë të nxehtë gjatë rrugës për në shtëpi.

3. Në ditën e vaksinës, jepini vetes kohë shtesë përpara, gjatë dhe pas takimit

Kur nxitoni, ndiheni të stresuar. Hyrja në një situatë sfiduese (mos harroni, askujt nuk i pëlqejnë gjilpërat!) që ndiheni të nxituar, rezulton në ndjenjën stresuese! Stresi ndihet si ankth, shqetësim dhe frikë.

Ndaj, planifikoni të merrni më shumë kohë pushim sesa mund të dëshironi, në mënyrë që të mund të largoheni herët, të qëndroni të qetë, të jeni mbështetës dhe të jeni vërtet të pranishëm për fëmijën tuaj.

Yourtango