Nëse mendojmë se çfarë po kalojnë adoleshentët tanë, mund të zbulojmë pse përjetojnë zemërim kaq shpesh dhe intensivisht.


Të jesh prind i një adoleshenti nuk është detyrë e lehtë. Adoleshentët janë në një pozicion të vështirë dhe shpesh ata ndihen të frustruar dhe të zemëruar.

Më poshtë gjeni 10 arsye pse adoleshenti juaj është kaq i acaruar:

1. Shtypja

Gjatë viteve të adoleshencës, një fëmijë po bëhet më i pavarur dhe i sheh shumicën e autoriteteve si shtypës. Po! Kontroll mizor të individualitetit dhe shprehjes së tij.

Ai po eksploron mes disa personalitetesh për të parë se cili funksionon për të, ndërsa përballet me shumë kundërshtime nga autoriteti. Adoleshentët janë më të interesuar në atë që bashkëmoshatarët e tyre po bëjnë, mendojnë dhe zgjedhin gjatë kësaj kohe, sepse ata po kalojnë të njëjtat gjëra.

2. Kanë ngecur

Adoleshentët janë të mbërthyer në mjedise të ndryshme, në shtëpi, shkollë dhe shoqëri. Jetët e tyre diktohen nga vendimet e prindërve, shkollat dhe mjedisi shoqëror që i rrethon.

Ata nuk kanë shumë zgjedhje autonome, ndaj rebelimi është përgjigja më e mirë. Ata e dinë se mund të zgjedhin rebelimin për të ndjerë një lloj kontrolli në jetën e tyre.

3. Konfuzion i socializimit

Të gjithë kemi lindur ashtu siç jemi. Si fëmijë, mund të zbulojmë botën përreth nesh sipas instinktit tonë natyror dhe personalitetit të vërtetë që na drejton. Pasi nis shkollën dhe ekspozohesh ndaj dallimeve dhe socializimit, mësohesh edhe me mënyrat e ndryshme mbytëse.

Si adoleshentë, pritet të jenë më të përgjegjshëm dhe vlerësojnë ndryshimet mes gjërave. Mesazhe mikse, udhëzimet prindërore, të shoqërisë dhe grupeve të bashkëmoshatarëve, kohë dhe proces i vështirë për t’u kaluar.

4. Sikleti

Adoleshentët janë në tranzicionin mes të qenurit fëmijë dhe i rritur. Ata janë ende të tërhequr nga dëfrimet fëmijërore, por mendojnë se kanë njohuri të mjaftueshme për të luajtur në rolet e të rriturve. Të rriturit presin që ata të jenë fëmijë të bindur, por të veprojnë në mënyrë të maturuar dhe të marrin vendimet e duhura.

Ata tani janë të rrethuar nga tërheqjet fizike dhe emocionale të bashkëmoshatarëve të tyre dhe mund të ndiejnë siklete e nuk dinë çfarë të bëjnë.

5. Puberteti

Adoleshentët përjetojnë ndryshime hormonale dhe zhvillimin fizik. Kjo mund të jetë një metamorfozë e plotë fizike dhe fiziologjike. Ata nuk e kuptojnë gjithçka që ndjejnë dhe nuk janë të kënaqur me atë që po ndodh.

6. Presioni social

Adoleshenti juaj është vazhdimisht i mbytur nga presionet sociale. Nuk ju kujtohet shkolla e mesme? Mendoje se ishte fundi i jetës. Tani shikoni pas dhe kuptoni se në çfarë presioni janë ata.

Adoleshentët po etiketohen, ngacmohen, bullizohen dhe po përpiqen të mbajnë një imazh që të përshtaten, të dallohen apo edhe të jenë të padukshëm. Adoleshentët janë nën presion për të qenë ata që nuk janë, për të mbijetuar. Ata janë vazhdimisht të shqetësuar për cfarë mendojnë të tjerët dhe humbasin veten në këtë proces.

7. Marrëdhëniet

“A duhet apo nuk duhet ta bëj? A jam mjaft i rritur, mjaft i bukur? Të gjithë po e bëjnë këtë! Çfarë mendoj unë; çfarë mendojnë prindërit e mi? A duhet të bëhem tërheqëse fizikisht? Po nëse mbetem shtatzënë? A jam shtatzënë? A është ajo shtatzënë? A do të flasin të tjerët mirë apo keq për mua?

A do të fitoj një reputacion? Kam nevojë për një partner, mund të më bëjë të ndihem më mirë dhe të paktën do të kem një aleat. Prindërit e mi nuk mund ta dinë këtë. I urrej prindërit e mi, ata nuk më lënë të dal në takime!” Këto mendime janë shumë për një adoleshent.

8. Përgjegjësia dhe llogaridhënia

 Adoleshentët pritet të bëjnë gjithçka dhe ta bëjnë atë tani. Punët e shtëpisë, të marrin nota të mira, të veprojnë siç duhet, të mos të dorëzohen ndaj tundimeve dhe presioneve shoqërore, të marrin vendimet e duhura, të dinë se çfarë duan të bëjnë gjatë gjithë jetës së tyre, të jenë të respektueshëm, të veprojnë të lumtur, të jenë bashkëpunues, të tregojnë iniciativë, të fillojnë një punë … e kështu me radhë.

9. Adoleshentët nuk dinë si ta bëjnë veten të lumtur

Në këtë fazë kalimtare, ka kaq shumë njerëz dhe sisteme që u tregojnë atyre se çfarë të bëjnë dhe si të mendojnë. Shpesh, adoleshentët nuk dinë kë të dëgjojnë dhe harrojnë se si të dëgjojnë veten.

10. Adoleshentët tani kanë mendjen e tyre

Kjo ndodh kur fëmija juaj po rritet. Ata kanë formuar mendimet dhe opinionet e tyre.

Ata mendojnë se po udhëhiqen nga autoritete që nuk dinë se çfarë po bëjnë dhe duan të lihen vetëm për të marrë vendimet dhe gabimet e tyre. Adoleshentët kanë dëshira dhe aspirata individuale, sepse ata janë personi i tyre, ashtu si ju. Ata nuk e kuptojnë pse thjesht nuk i lejoni të jenë ata që janë dhe zemërohen për këtë.

MSN