Për shumë prej nesh, Viti i Ri do të thotë se është koha të marrim nën kontroll veten tonë dhe të rregullojmë ato gjëra që nuk na pëlqejnë. Mund të jetë dieta jonë, ushtrimet e rutinës, organizmi, gjithmonë ka vend për përmirësime në vitin e ardhshëm. Por, jo vetëm ne nuk përfitojmë nga vendimet e vitit të ri, fëmijët gjithashtu mund të mësojnë shumë për vetëdisiplinën dhe vlerën e realizimit të qëllimeve. Ja disa këshilla se si t’i ndihmoni fëmijët tuaj të përfitojnë nga vendimet e marra.

Bëjeni atë një aktivitet familjar

Mënyra më e mirë për t’u mësuar fëmijëve tuaj rëndësinë e vendimeve të Vitit të Ri është t’i bëni bato pjesë të traditës familjare. Uluni çdo Dhjetor dhe reflektoni për vitin e kaluar, duke diskutuar arritjet dhe qëllimet tuaja, si individë dhe si familje. Në bisedën tuaj për zgjidhje, secili mund të flasë për atë që funksionoi këtë vit dhe çfarë jo.

Dr. Benjamin Siegel, profesor i pediatrisë dhe psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë Universitare Boston, sugjeron të thuash, “Secili nga ne do të thotë disa gjëra që duam të vazhdojmë t’i bëjmë dhe gjëra që dëshirojmë të ndryshojmë, pasi do të na bënin të ndihemi më mirë për veten dhe familjen tonë”.

Cdo anëtar i familjes, me rradhë ndan diçka për të cilën është krenar dhe diçka që do të përmirësojnë. Mund të jetë ndihmuese ta nisin prindërit fillimisht për t’u dhënë fëmijëve një model. Nëse fëmija juaj është mjaft i rritur për të shkruar, t’i shënojë arritjet dhe qëllimet, dhe ju mund të ndihmoni fëmijën tuaj më të vogël duke i shkruar të tyret.

Objektivat për të gjithë familjen mund të përfshijnë angazhimin në një rritje mujore, lojëra në grup dy herë në muaj ose më shumë angazhim si vullnetarë. Krijoni një listë të shkurtër objektivash, kufizohuni në një listë të  mundshme dhe kuptimplotë. “Një listë me 100 gjëra është e pamundur,” thotë Siegel. “Bazojeni listën në gjëra që mund të bëhen pa vështirësi ekonomike”.

Ju mund të bëni një listë dhe ta vendosni në një ambient të dukshëm në kuzhinë.

Vendime të ndryshme për mosha të ndryshme

Për cfarë duhet të punojë fëmija juaj, varet nga ju. Nëse jeni i shqetësuar për dietën e tij, atëherë nxisni zakone më të shëndetshme të ngrënies si dhe tërë familjes. Nëse dhoma e vajzës suaj është rrëmujë, përpiquni ta ndihmoni që të shpenzojë 10 minuta në ditë për pastrimin e saj. Ndërsa fëmija juaj rritet ai mund të jetë më aktiv në realizimin e qëllimeve, cka do të thotë shumë për të kur t’i arrijë qëllimet.

Për fëmijët në moshë parashkollore, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon që vendimet të fokusohen në pastrimin e lodrave, larjen e dhëmbëve dhe larjen e duarve si dhe përkujdesjen dhe sjelljen pozitive ndaj kafshëve.

Parashkollorët mund të inkurajohen të punojnë në aftësitë e të dëgjuarit dhe të ndihmuarit. Një objektiv i mirë mund të jetë, “Unë do të jem një dëgjues më i mire, kur mamaja ose babi më kërkojnë të bëj diçka” ose “Unë do të ndihmoj më shumë, kur mami ose babi ma kërkojnë këtë”. Nëse e përçoni thjesht këtë koncept, fëmija juaj ka më shumë të ngjarë ta kuptojë dhe të ketë sukses në aplikim.

Mes moshës 5- 12 vjeç, fëmija është më i aftë të kuptojë listën e objektivave dhe ta aplikojë. AAP sugjeron që kjo grupmoshë të angazhohet të pijë më shumë qumësht dhe ujë çdo ditë, të vërë rripin e sigurimit në makinë dhe të jetë miqësor me të gjithë fëmijët. Ku duhet të punojë fëmija juaj është shumë personale, kështu që punoni me me të në fushat e nevojshme për përmirësim. A ka probleme me një lëndë të caktuar në shkollë, ku ka nevojë për më shumë vëmendje? A po e tepron me gjumin e mëngjesit?

Kur fëmija juaj futet në adoleshencë, rekomandimet e AAP janë që ai të marrë më shumë përgjegjësi për veprimet e tij, përfshirë kujdesin për trupin e tij, trajtimin e stresit në mënyrë të shëndetshme, zgjidhjen e konflikteve, rezistimin ndaj drogës dhe alkoolit dhe ndihmesën e të tjerëve përmes shërbimeve në komunitet.

Shërbeni si një model

Pavarësisht se në cilën moshë është fëmija juaj, ka më shumë të ngjarë të kuptojë vlerën e përcaktimit të qëllimit nëse jeni ai që merrni drejtimin. Në gjithçka çfarë bëni, fëmija po ju shikon. Prindërit duhet të reflektojnë për mënyrën se si dëshirojnë të jenë këtë vit të ri. Siegel thotë se kjo, “është një mundësi e mirë për të promovuar shëndet të mirë mendor dhe fizik”.

Mendoni se si mund ta përfshini fëmijën tuaj në marrëveshjen tuaj të objektivave. “Unë do të pi më shumë ujë këtë vit, sepse uji është i mirë për mua. A doni të bashkoheni me mua?” Nëse e gjeni veten duke kontrolluar postën elektronike kur duhet të kaloni kohë si familje, reflektoni. Mund t’u thoni: “Unë do të fik telefonin kur të kthehem në shtëpi. A mund të më kujtoni dhe gjithashtu mos harroni të mbyllni dhe ju kompjuterin tuaj”.

Shpërblimet duan kohë

Të gjithë e dimë ndjenjën e përmbushjes së një qëllimi, pavarësisht nëse do të humbni pesë kile, lini duhanin, apo shtoni angazhimin në punë për të siguruar një promovim.

Fëmijët gjithashtu i jetojnë pozitivisht emocionet e rritjes personale. Ndërsa shikoni listën e objektivave të përbashkëta, vlerësoni arritjet çdo muaj apo tremujor, merrni kohë për të njohur sukseset, krahas rritjes së fokusit tek objektiva që kanë nevojë për më shumë vëmendje. “Fëmijët do të përfitojnë nga prindërit që i lavdërojnë ata, pasi kjo përmirëson vetëvlerësimin e fëmijës”, thotë Siegel. “Kjo do t’i ndihmojë ata me sjellje vetërregulluese dhe mund të integrohen, për të qenë nesër një i rritur i shëndetshëm”.

Por, kur uleni të shqyrtoni objektivat, kujtoni se nuk është koha e dënimit. Është e rëndësishme të jesh fleksibël dhe mirëkuptues, veçanërisht nëse fëmija po bën përpjekje. “Ju nuk penalizoheni nëse nuk plotësoni një objektiv” thotë Clarke-Pearson. “Marrëveshja me veten tuaj nuk është e shkruar në gur. Është një udhëzues.”

Por, nëse familja juaj arrin në zgjidhje, është e rëndësishme se ju po arrini një objektiv së bashku dhe po mësoni se si të menaxhoni rolin tuaj jo vetëm në familje, por edhe në botën më të madhe.

PBS